Zbutet tensioni ne gadishullin Korean. Kim Jong Un, ka falenderuar fqinjin jugor për mikpritjen “mbresëlënëse” në Lojërat Olimpike Dimërore. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për “gjallërim të mëtejshëm” të klimës së pajtimit e cila u krijua ditët e fundit. Komentet vijnë pas kthimit të delegacionit të Phenianit.

 

Një shenjë te zbutjes se klimës e dha të shtunën motra e Kim e cila i dorëzoi presidentit Moon një letër nga vëllai i saj, ku udhëheqësi i Koresë së Veriut e fton të vizitojë Phenianin. Megjithatë ende nuk ka asnjë të dhënë nga palët se kur mund të zhvillohet vizita. Nëse ndodh, ky do të jetë takimi i parë në më shumë se 1 dekadë mes liderëve koreanë.

 

Vizita e Kim Jong Nam, është e para e dinastisë së Kim që nga lufta e Koresë në vitet 1950. Dy Koretë nuk kanë nënshkruar kurrë një traktat paqeje për t’i vendosur besimin reciprok.

 

Nga ana tjetër, paraqitja e motrës së liderit komunist, ne Korenë e Jugut është kritikuar gjerësisht, pasi vendi ndodhet ende në listën e sanksioneve të SHBA-ve.

 

Lidhur me sanksionet ndaj Phenianit ndaj te cilit jane vendosur një sërë sanksionesh nga SHBA, OKB dhe BE mbi program bërthamor, zëvendespresidenti amerikan Mike Pence është shprehur se presioni nuk do te ndalet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *