Subscribe

Në tryezën në kuadër të 5 vjetorit të reformës në drejtësi, ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se reforma në drejtësi ka dhënë rezultatet e para, pavarësisht dëshirës që shumë persona kanë pasur për ta bllokuar.

 

Diplomatja e SHBA-ve deklaroi se Vetting-u ka shkulur nga sistemi i drejtësisë shumë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

 

Në 5 vjetorin e kësaj reforme, Kim u shpreh se SPAK dhe BKH janë funksionale dhe se kanë dhënë rezultate me veprimet e tyre.

 

“Vettingu i fuqishëm ka shkulur nga sistemi i drejtësisë gjyqtarë dhe prokuror shumë të korruptuar. Ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Asnjë, pavarësisht sa i fuqishëm mendoni se jeni nuk mund të jetë mbi ligjin. Është shpresë e Shqipërisë dhe popullit shqiptar që të sigurohen që Reforma në Drejtësi të bëhet siç duhet dhe të thyhet cikli i pandëshkueshmërisë. Shumë kanë thënë që nuk kishte për të ndodhur dhe shumë kanë dashur të mos ndodhte, dhe shumë vazhdojnë që ta parandalojnë vazhdimin e saj. Është puna e gjithësecilit rreth kësaj tryeze, e kryesisht e shqiptarëve që të rikonfirmojnë punën tuaj sikurse populli juaj e dëshiron. Është koha të hapni një epokë të re që të krijoni një sistem ku qytetari të ketë mundësi të barabarta. Ky është fillimi, ju keni bërë një nisje të mirë, por më shumë duhet bërë. Ky është një çast kritik, SHBA është me ju, dhe ju duhet të kapërceni pengesat që mbesin në shtegun tuaj. Do jemi me ju deri në fund.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *