Ambasadori i Bashkimit Europian në Yiranë, luigi soreca së bashku me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri kim, janë takuar këtë të enjte me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

 

Soreca, përmes një postimi në “Tëitter”, u shpreh se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është një arritje e madhe dhe një hap i rëndësishëm drejt konferencës së parë ndërqeveritare.

 

Soreca dhe Kim falenderuan anëtarët e gjykatës që pranuan të marrin këtë detyrë duke vepruar me integritet për të dhënë drejtësi qytetarëve.

 

Gykata Kushtetuese përbëhet nga 7 anëtarë, ku kryetarja në detyrë është Vitore Tusha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *