Subscribe

Viti 2022 që po lëmë pas për ambasadoren Yuri Kim ishte i jashtëzakonshëm, i mbushur me sfida dhe mundësi.

 

Duke uruar të gjithë shqiptarët, diplomatja e lartë veçoi si momentet më të rëndësishme hapjen e negociatave për Shqipërinë, karrigen e përkohshme që vendi yunë zuri në Këshillin e Sigurimit të OKB, por vlerësoi edhe rezultatet e reformës në drejtësi.

 

YURI KIM

 

AMBASADORE E SHBA, SHQIPËRI

 

“2022 është plot me ngjarje historike. Për herë të parë në histori, Shqipëria zuri vendin e saj krah SHBA-së si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit në OKB. Sëbashku ne drejtuam agjendën drejt përparësisë globale, përfshirë mbështetjen e Ukrainës përballë pushtimit brutal dhe të pajustifikuar të Rusisë. Viti 2022 pati rezultatet të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur por ajo vazhdon të ecë përpara.”

 

Yuri Kim u ndal edhe te mikpritja e Shqipërisë për afganët.

 

YURI KIM

 

AMBASADORE E SHBA, SHQIPERI

 

“Shqipëria vazhdoi gjithashtu të shfaqë traditën e saj të besës duke u dhënë afganëve një strehë të sigurt gjatë rrugës së tyre drejt jetëve të reja në Amerikë.”

 

Me bindjen se 2023 do të jetë një vit edhe më i mirë, ambasadorja Kim pret më shumë bashkëpunim në turizëm, biznes dhe arsim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *