Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur një shtetrrethim 35-orësh në kryeqytet nga mbrëmja e së martës deri në mëngjesin e së enjtes.

 

Gjatë natës së shkuar, forcat ruse kanë shtuar sulmet në disa lagje të Kievit. Së paku dy persona janë konfirmuar të vrarë.

 

Bombardimet ruse nuk kanë ndalur, ndërsa miliona qytetarë ukrainas janë larguar nga vendi për t’i shpëtuar pushtimit rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *