Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Pavlo Klimkine vlerësoi sot se Ukraina ndihet e garantuar nga adminsitrata e re amerikane, pas një serie takimesh të hënën dhe të martën në SHBA, ku u takua gjithashtu edhe me homologun e tij amerikan Rex Tillerson.

 

“SHBA-ja është shumë e qartë si për Krimenë dhe për Donbasin. Të gjitha spekulimet për një ndryshim pozicioni amerikan për sa i përket agresionit rus kundër Ukrainës është i pajustifikuar”, deklaroi Klimkine.

 

Ministri ukrainas deklaroi se ka marrë garanci shumë të qarta se në të gjitha bisedimet e ardhshme mes Uashingtonit dhe Moskës mbi çarmatimin bërthamor, Sirinë apo çështje të tjera nuk do të bëhen në kuriz të Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *