Subscribe

Roza Anagnosti rikthehet në skenën e teatrit Eksperimental dhe ka një mesazh për të gjithë. Ndërsa nuk shmangin dot vdekjen, së paku të jetojmë me dashuri. Me veprën e Eric Emmanuel Schmitt nga kjo fundjavë “Zonja Rozë” do t’ju rrëfejë si ta gjejmë kurajën dhe forcën për të jetuar çdo ditë si të ishte e fundit.

 

Në krah të saj do të interpretojë aktori i ri Franc Bregu, në rolin e Oskar, një djali adoleshent që vuan nga leucemia, por që askush nuk ka guximin t’ia thotë. “Zonja Rozë” çdo ditë e mëson të jetojë deri ditën e fundit, pa pasur frikë nga ajo që është e pashmangshme, vdekja.

 

Kjo shfaqje vjen nën konceptin regjisorial të Kiço Londos.

 

“Oskari dhe Zonja Rozë”, do të ngjitet nga kjo fundjavë në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *