Dalin fotot e presidentit Ilir Meta duke drekuar me Altin Hajrin. Hajri është vënë në shënjestër nga OFL pasi i është sekuestruar vila “Golden” në Shijak pas rrëmbimit dhe vrasjes së Jak Prengës.

 

Pikërisht tek kjo vilë Meta dhe Altin Hajri, një prej anëtarëve të bandës kriminale, janë fotografuar duke drekuar së bashku. Fotoja është shpërndarë në “Facebook” nga Besian Ajazi, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla. Përmes fotografisë ai i kthen përgjigje edhe zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi për sulmet ndaj Ballës.

 

“Më vjen keq për gjuhën që përdor në mënyrë të vazhdueshme zëdhënësi i Presidentit, ish-kolegu im Tedi Blushi dhe keqpërdorimin e tij nga ana e Presidentit apo kushdo që i shkruan. Zoti President nëse sjellja juaj në këto kohë vjen nga dhimbjet që po shkakton OFL në botën e krimit atëherë po të themi mirë është të mos merresh me Hajrin se nuk ke për të bërë kurrë hajër. P.s. Foto e Presidentit Ilir Meta në Vilën “Golden” në Shijak, e sekuestruar nga OFL, në pronësi të grupit kriminal “Hajri”.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *