Vendimi i qeverisë për shfuqizimin e nenit 4 të VKM-së për tarifat e provimeve të mbartura, ka tërhequr nga protesta studentët e Shkodrës.

 

Këshilli Studentor në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, bëjnë me dije se tashmë pas heqjes së nenit 4 të VKM, ato nuk do të jenë pjesë e protestës.

 

Përmes një letre ku bëhet me dije tërheqja e Këshillit Studentor i Universitetit Luigj Gurakuqi, kryetari dhe sekretarja e Këshillit Studentor, Hysmir Idrizi dhe Albana Bushati i kanë falenderuar studentët për pjesëmarrjen e tyre në protest si dhe kanë inkurajuar të gjithë studentët që të vijojnë procesin mësimor në mënyrë të rregullt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *