Opozita ka kërkuar që mbledhjet e Këshillit Politik të vijojnë. Opozitarët që ndodhen jashtë Parlamentit thanë se mazhoranca duhet të heqë dorë nga provokimet, duke ju referuar këtu ndryshimeve kushtetuese.

“Keni bërë fakt të kryer një ndryshim të njëanshëm kushtetutes, që zhbën marrëveshjen e 5 Qershorit. PS duhet t’i përgjigjet pozitivisht apelit të të gjithë partnerëve ndërkombëtare, të heq dorë nga aktet e njëanshme dhe që çdo ndryshim lidhur me zgjedhjet duhet të kalojë në Këshillin Politik, me gjithëpërfshirje dhe me konsensus. Qeveria kërkon të ndryshojë Kushtetutën dhe rregullat e garës elektorale, në mënyrë të njënashme, pa përfshirë dhe pa diskutuar me opozitën. Kjo është e paprecedentë. Hiqni dorë nga provokimet. Hiqni dorë nga teoria e “faktit të kryer”. Hiqni dorë nga aktet e njëanshme. Të përmbyllim të gjithë çështjet e marrëveshjes së 5 Qershorit. Këshilli Politik duhet të vijojë punën, jo siç tha KM Rama dje që Këshilli e ka mbaruar misionin e tij. Reforma Zgjedhore duhet të jetë konsensuale. Ne jemi të gatshëm të punojmë pa ndërprerje.”

Më herët, opozita përshëndeti miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *