Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 June 2025
Vizion fokus

Irani nis një valë të re sulmesh ndaj Izraelit

Netanyahu: Vrasja e liderit suprem të Iranit do t’i...

Aksident i rëndë në Sarandë/ Makina bie nga ura,...

Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror...

Taremi drejt largimit nga Interi

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia dhe Bosnja votojnë...

“Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike”, Begaj: Mbështesim...

Sulm me thikë në një autobus në Belgjikë, një...

Sirena alarmi në disa qytete në Izrael, sulm i...

Ofertë 130 milionë euro, Reali bëhet gati të shesë...

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin

19 Prill 10:19

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të kërkojë për mbështetje shtesë ushtarake për fushatën mbrojtëse të shtetit të tij kundër Rusisë.

Këtë kërkesë ai është planifikuar që ta bëjë gjatë një takimi urgjent me ministrat e Mbrojtjes të shteteve të NATO-s me të cilët do të takohet më 19 prill.

Takimi i Këshillit NATO-Ukrainë, që do të organizohet përmes video-lidhjes, pritet të fokusohet veçanërisht në pyetjen nëse aleatët mund të furnizojnë Ukrainën me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore në një periudhë afatshkurtër.

Sipas Zelenskyt, Forcat e Armatosura të Ukrainës po ashtu kanë nevojë për armë shtesë, predha të artilerisë, makina ushtarake dhe dronë.

Ukraina aktualisht po shqetësohet nëse mund të mbajë vijën e frontit dhe të mbrojë infrastrukturën ekzistuese të energjisë, tha Zelensky.

Rusia, që nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit 2022, javët e fundit ka rritur presionin ushtarak ndaj shtetit fqinj dhe përmes sulmeve ajrore ia ka shkatërruar pothuajse të gjitha termocentralet.

Sipas informacioneve që Zelensky prezantoi në fillim të prillit, shtetit të tij do t’i duhen 25 sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot – të prodhimit amerikan – secili me nga gjashtë deri në tetë raketahedhës apo pajisje të ngjashme, në mënyrë që të mbrohet plotësisht hapësira ajrore ukrainase. Alternativë për këtë lloj sistemi ajror janë sistemet e tjera sikurse Iris-T, SAMP/T dhe NASAMS.

Qeveria gjermane veçse ka njoftuar gjatë fundjavës së shkuar se do t’i japë Ukrainës edhe një sistem Patriot. Por, edhe nga shtete të tjera pritet të bëhen zotime të tilla, përfshirë edhe Spanjën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, së fundi tha se në situatën aktuale, ai beson se është më e rëndësishme që të ndihmohet Ukraina sesa të përmbushen synimet e aleancës sa i përket sigurimit të armëve dhe municioneve. /REL

Posted Under:
Aktualitet Bota
Tagged:
Lufta NATO Ukraina

Nga e njëjta kategori

Irani nis një valë të re sulmesh ndaj Izraelit

më shumë...

Netanyahu: Vrasja e liderit suprem të Iranit do t’i jepte fund konfliktit

më shumë...

Sulm me thikë në një autobus në Belgjikë, një viktimë dhe dy të plagosur

më shumë...

Sirena alarmi në disa qytete në Izrael, sulm i mundshëm me raketa nga Irani

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:09

Plotësohet “Puzzle”/ Në garë për 100 mijë...

11:38

EMRI/ Ja kush është finalisti i katërt...

11:14

“Mua duhet të më rrëmbesh”, Elinara flet...

10:57

Rrëfimi i pazakontë i Albano Bogdos, lot...

10:41

Irani nis një valë të re sulmesh...

10:18

Elianara apo Andrea? Ja kush është fermeri...

9:54

Netanyahu: Vrasja e liderit suprem të Iranit...

9:31

Elinara përballë Andreas, thirrjet e tyre për...

9:23

Elinara në televotim “kokë më kokë” me...

9:21

Aksident i rëndë në Sarandë/ Makina bie...

9:13

Luana zbulon sa finalistë do të jenë...

9:05

Gjysmëfinalja e “Ferma VIP”, Luana Vjollca godet...

9:02

Ushqimet që duhet të shmangni pas të...

9:00

Nis gjysmëfinalja e “Ferma VIP 2”! Spektakël...

8:58

Ishte duke u larë në det, mbytet...

8:21

Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në...

8:13

Taremi drejt largimit nga Interi

7:38

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia dhe...

7:37

“Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike”,...

7:26

Sulm me thikë në një autobus në...

Më të klikuarat

  • 250 mijë makina me borxhe, autoritetet sqarojnë se qytetarët...
  • Plotësohet “Puzzle”/ Në garë për 100 mijë euro, ja kush janë...
  • Elianara apo Andrea? Ja kush është fermeri që eliminohet në...
  • Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia dhe Bosnja votojnë kundër d...
  • EMRI/ Ja kush është finalisti i katërt i Ferma VIP 2
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services