Presidenti i Republikes Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozites Lulzim Basha kane diskutuar sot per 3 ore situaten e krijuar nga koronavirusi e masat shtese qe mund te merren.
Keshilli i Sigurise Kombetare u zhvillua online, per te garantuar sigurine e te gjithe pjesmarresve, nderkohe qe kryeministri Rama publikoi edhe fotot nga kjo mbledhje.
Hera e fundit qe kryetari i shtetit thirri Keshillin e Sigurise Kombetare ishte ne dhjetor te vitit te kaluar per te diskutuar situaten e krijuar pas termetit tragjik te 26 nentorit.