Subscribe

Është zhvilluar këtë të premte në ambientet e Kryesisë së Kuvendit mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit Parlamentar të Ligjeve për të diskutuar mbi ndryshimet Kushtetuese për vettingun në politikë me përfaqësues të botës Akademike.

 

Ashtu si në mbledhjet e tjera PD hodhi akuza në drejtim të qeverisë duke kërkuar me ngulm që të bëhen sa më shpejt ndryshimet Kushtetuese për vettingun në politikë.

 

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cili ishte i vetmi përfaqësues nga radhët e opozitës, u shpreh se vettingu në politikë është e vetmja mënyrë për ta nxjerrë politikën nga krimi.

 

“Sot ja ku jemi, për ta nxjerrë krimin nga politika. Ne kërkojmë ndryshimet Kushtetuese. Por unë kam shprehur një lloj skepticizmi pasi përmes drejtësisë po kërkohet të vendoset drejtësia politike. Kërkesa jonë është e thjeshtë. Hajde bëjmë atë që kërkon publiku vettingun në politikë. Hajde të bëjmë vettingun në politikë”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *