Kryeministri Edi Rama mori një urim për fitoren e zgjedhjeve edhe nga Këshilli i Atlantikut.

 

Përmes një reagimi në “Twitter”, Këshilli i Atlantikut deklaroi se mezi pret bashkëpunimin me qeverinë dhe opozitën, veçanërisht për rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

 

“Urime për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për fitimin e një mandati të tretë të paprecedentë. Ekipi i ACEurope dhe BalkansForëard mezi pret që të punojë me qeverinë dhe opozitën për të thelluar aleancën tonë, për të mbështetur prosperitetin dhe demokracinë e Shqipërisë dhe për të çuar përpara integrimin rajonal dhe pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *