29 shtetas shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Francë, janë riatdhesuar vullnetarisht.

 

Ata zbritën gjatë mesditës së kësaj të marte në Rinas me një avion të posaçëm.

 

Ndërkohë, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit edhe njëherë apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të mos tentojnë për të kërkuar azil dhe mos abuzojnë me rregullat për lëvizjen në hapësirën Schengen, si dhe të tregojnë kujdes mos bien pre e mashtrimeve për të marrë dokumente false me qëllim përfitimin e azilit në vendet e BE-së, pasi shanset për të përfituar janë zero.

 

Bëhet me dije nga na e autoriteteve se operacionet e riatdhesimit nga Policia Kufitare në bashkëpunim me partnerët e vendeve të BE-së do vijojnë edhe në javët e ardheshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *