Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur sulmeve të kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se frustrimi është i kuptueshëm. Sipas tij, shkak është prishja e planeve për “Serbinë e Madhe”.

 

Në një reagim në “Facebook”, ish-kryeministri i Kosovës shprehet se Rama po zbaton këshillat e Lavrovit pas kthimit nga Moska.

 

“I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.”

 

Ndërkohë, uron që Albin Kurti të vijojë rrugën e tij për bllokimin e të gjithë atyre që kërkojnë copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë në rajon.

 

“Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *