Një shqiptar ka humbur jetën në në rrugët e Milanos.

 

Mediat italiane shkruajnë se viktima 47-vjeçare ishte i pastrehë, ndërsa u gjet i vdekur në një nga stolat në Rrugën “Sidoli” pranë zonës së Piazza Novelli.

 

Karabinierët e mbërritur në vendngjarje vetëm se konfirmuan vdekjen e tij, ku paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes së tij të jetë bërë  vala e parë e të ftohtit.

 

Ditët e fundit, sipas provave të para të mbledhura nga policia, viktima identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur shfaqej disa herë në famullinë e zonës për të kërkuar një strehë të vogël nga i ftohti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *