Pavarësisht krizës së çmimeve për drithërat, duket se gruri dhe misri këtë sezon nuk kanë reflektuar rënie të prodhimit.
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca në një takim me fermerët në Dropull të Gjirokastrës, njoftoi se do të kërkojë ndryshime pranë Komisionit Europian, në mënyrë që në fondet e programit IPARD, bujqit të përfitojnë edhe për kulturat e grurit dhe misrit, konkretisht për krijimin e infrastrukturës së grumbullimit.
Në shtator pritet të hapen aplikimet për të përfituar çdo fermer që ka në prodhim mbi 1 ha grurë, në masën 30 mijë lekë për ha.
Kjo mbështetje synon nxitjen e fermerëve për të prodhuar produktin bazë të bukës, grurin.
Magazine per grurin Shqipetar e kini fjalen?