Ministria argjentinase e Mbrojtjes deklaroi se ka marre shtatë thirrje satelitore të dështuara që mendohet se e kanë origjinën nga nëndetësja e humbur ARA San Juan. Mjeti lundrues me 44 anëtarë të ekuipazhit në bord, ka humbur që nga dita e mërkurë. Një operacion i gjerë kërkimesh është ende në proces  por nuk ka patur deri tani asnjë gjurme te nëndetëses.

 

Sinjalet satelitore të zbuluara nga Ministria e Mbrojtjes zgjatën nga katër në 36 sekonda. Origjina e tyre po gjurmohet me ndihmën e një kompanie amerikane.

 

Nëndetësja ‘Ara San Juan’ po kthehej nga një mision rutinë dhe kontakti i saj i fundit me marinën ishte të mërkurën rreth 430 km larg bregut.

 

Autoritetet mendojnë se nëndetësja nuk mund të komunikojë me bazën për shkak të ndonjë defekti elektrik. Manuali i marinës dikton se në një rast të tillë, mjeti lundrues duhet të dalë në sipërfaqe.

 

Argjentina ka ndërmarrë operacionin në Atlantikun e Jugut e mbështetur edhe nga një aeroplan kërkimi i NASA-s. Operacioni është vështirësuar prej erërave të forta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *