Subscribe

Opozita ka paralajmëruar bojkot të mbledhjeve të Komisioneve parlamentare, pas propozimit të PD për zhillimin e tyre online.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është deklaruar kundër vendimit të Konferencës së Kryetarëve për komisione online në Parlament.

Bardhi paralajmëroi se do të mbledhë grupet parlamentare të opozitës të mbajtur një qëndrim të përbashkët mbi situatën e re të krijuar. Nga ana tjetër Bardhi hedh poshtë kategorikisht që të ketë bashkëpunim në një parlament që funksionon në mënyrë të tillë.

Në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës dua të informoj opinionin publik mbi një akt të paprecedentë të pakicës që ka uzurpuar parlamentin në Konferencën e Kryetarëve për t’i mbyllur gojën opozitës. Në përputhje me rregulloren e Kuvendit, vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe të masave të jashtëzakonshme mund të zhvillohen mbledhje online të komisioneve.

Mbledhjet e Komisioneve Parlamentare janë shumë herë më të rëndësishme sesa seancat plenare, nëse Parlamenti funksionon në një shtet demokratik.

Gjatë gjithë këtyre 8 viteve ne kemi parë një Parlament që është noter i akteve korruptive të qeverisë. Prandaj dhe vendimmarrja për t’i mbyllur gojën opozitës, për t’iu fshehur opinionit publik, mes seancave qesharake online të komisioneve ka synimin e vetëm për t’i ikur përgjegjësisë mbi debatin, diskutimin mbi të gjitha aktet korruptive që qeveria sjell në Parlament.

Pa diskutim që kjo është e papranueshme për opozitën. Ju keni raportuar sot, ne jemi mbledhur 140 deputetë në sallën e seancave plenare. Para dy ditësh në sallë njësoj si ato të komisioneve parlamentare është mbledhur Këshilli i Ministrave, qeveria është mbledhur fizikisht në mbledhje. Atëherë pse do të duhet që komisionet parlamentare të mos mblidhen sipas kushteve të përcaktuara nga Kuvendi i Shqipërisë, fizikisht dhe jo në mbledhje online?

Për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja. Unë kam konsultuar të tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës. Gjatë ditës së sotme ose gjatë ditës së nesërme ne do të zhvillojmë një mbledhje të përbashkët të tre grupeve parlamentare. Vendimi është i papranueshëm, është mungesë e plotë transparence dhe ka si qëllim t’i fshihet syve të opinionit publik, e përsëris, mbi akte korruptive të qeverisë për ta trajtuar ashtu siç kanë bërë këto 8 vite parlamentin si noter të këtyre akteve korruptive.
 

Gjithashtu Deputeti i PD, Tritan Shehu deklaroi nga Kuvendi se deputetët demokratë nuk do të marrin pjesë në asnjë komision nëse mbledhjet e Komsioneve do të zhvillohen online.

“Propozoj që të mos marrim pjesë në mbledhjet e komisioneve nëse ato zhvillohen online”, u shpreh Shehu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *