Presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar këdo që tenton të “zaptojë” ndonjë pjesë të territorit të Rusisë, se do “t’ia thyejë dhëmbët”.

 

Në një takim me zyrtarë të lartë, udhëheqësi rus vuri theksin te deklaratat e të huajve, të cilën e cilësojnë të padrejtë që Rusia zotëron pasurinë e një rajoni si Siberia.

 

Puti kërcënoi se Moska do t’i përgjigjet fuqishëm çdo agresori.

 

“Gjithkush dëshiron të ‘kafshojë’ diçka tonën, por ata që do ta bënin këtë duhet ta dinë që ne do t’iu thyejmë dhëmbët e të gjithëve në mënyrë që ata të mos mund të kafshojnë më.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *