Kreu i demokrat, Lulzim Basha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nëse tenton të bëjë zgjedhje në 30 qershor do të ketë përballje në çdo qendër votimi.

 

Nga Durrësi, Basha tha opozita do t’i prijë kësaj përballje dhe se nuk do të lejojë zgjedhje farsë.

 

“Nëse tenton më 30 qershor zgjedhje me krimin, me bandën, me hajdutët do ketë përballje në çdo qendër votimi e në çdo kuti votimi. Nderi dhe detyra jonë si demokrat është t’i prijmë kësaj përballjeje. Për shqiptarët e thjeshtë nuk është vetëm një çështje nderi e detyre për brezat që vijnë por ekzistence. Është një çështje për jetë a vdekje në kuptimin e vërtetë të fjalës. Është betejë për t’i dhënë fund sistemit të kalbur politik e ekonomik”, deklaroi Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *