Një 27-vjeçar i identifikuar si Gëzim Bracaj është arrestuar nga policia në Malësinë e Madhe, pasi akuzohet se nën kërcënimin e armës, ka tentuar që të vjedhë bagëti të imta në fshatin Nikç.

Policia njofton se pas marrjes së njoftimit, ka bërë të mundur arrestimin e të riut, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit kallashnikov që dyshohet se ky shtetas kishte qëlluar në ajër duke kërcënuar shtetasin V. N për t’i marrë bagëtitët e imta.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe një krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë) dhe një gëzhojë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas njoftimit se një shtetas  nën kërcënimin e armës po tentonte t’i vidhte një shtetasi  bagëtitë që i kishte për kullotë në mal në fshatin Nikç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin G. B., 27 vjeç, banues në fshatin Vukël.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e  provës materiale dhe armën e zjarrit kallashnikov që dyshohet se ky shtetas kishte qëlluar në ajër duke kërcënuar shtetasin V. N për t’i marrë bagëtitët e imta. Gjithashtu janë sekuestruar dhe një krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë) dhe një gëzhojë“, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *