Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Roland Kryemadhin, i cili u arrestua 4 ditë më parë, pasi kërcënoi me kallashnikov efektivët e policisë. Këta të fundit shkuan në banesën e tij për ta shoqëruar në Gjykatë, për shkak të dhënies së masës për shkelje të rregullave te qarkullimit rrugor.

Kryemadhi është babai tre fëmijëve, por që i pengonte t’i dërgonte në shkollë pasi thoshte se fëmijët e tij i shkollon Allahu.

Për arrestimin e tij u angazhuan edhe forcat RENEA. Kur forcat policore mbërriten në banesë, i riu i kërcënoi duke iu thënë që të largohet ose do t’i vrasë.

Ndërkohë, avokati i 37-vjeçarit kërkon zbutje të masës së sigurisë, duke e cilësuar atë jo të rrezikshëm për shoqërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *