Izolohet për tre muaj i burgosuri Neim Behari, i njohur për kërcënimin e gjyqtarit Markelian Kuqo.

 

Shkak për këtë masë është bërë një letër kërcënuese që ai ka dërguar në adresë të Izet Haxhisë. Behari e ka kërcenuar me jetë pse ka folur për mikeshën e tij.

 

Neim Behar, i izoluar me vendim të gjykatës Korçë pas kërkesës së IEVP Drenovë, rezulton me probleme të theksuara mendore dhe nuk është hera e parë që bën kërcënime të tilla.

 

Burime pranë gjykatës bëjnë të ditur se vendimi për izolimin e tij është konfirmuar tashmë. Letren ndaj Izet Haxhise e ka derguar per te hedhur poshte shpifjet e Haxhise ndaj Marsida Xhaferrllarit (anetares se Gjykates Kushtetuese).

 

Neim Behari eshte i burgosuri qe kercenoi edhe gjyqtarin Markelian Kuqo ne tetor te 2019 sikur kishte tritol ne makine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *