Subscribe

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones foli me superlativa për punën e policisë së shtetit gjatë një seminari për trajnimin e oficerëve shqiptarë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

 

Ajo vlerësoi edhe arrestimet e disa personave të kërkuar për terrorizëm.

 

Propaganda dhe gjuha e urrejtjes përhapen në rrjetet sociale tha kreu i policisë Ardi Veliu, ndaj uniformat blu do fuqizojnë kapacitetet kundër krimit kibernetik.

 

Të mërkurën edhe qendra kundër ekstremizmit të dhunshëm, njoftoi se ka nisur punën për kthimin në Shqipëri të luftëtarëve të huaj dhe familjarëve të tyre që ndodhen në Siri dhe Irak.

 

Deri më tani janë identifikuar 30 gra,16 fëmijë dhe 6 të moshuar ndërkohë që nuk ka një numër të saktë për burrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *