Pjerin Ndreu i cili doli në audio-përgjimet e BILD teksa komunikonte me drejtorin e një shkollë për votat në Dibër, reagoi nëpërmjet një statusi në facebook.

 

Ndreu thotë se komunikimi I tij nuk ka të bëjë aspak me shit-blerje votash por vetëm me votat e një socialisti që duhet të votojë për partinë e tij. Kandidati aktual për bashkinë e Lezhës, thotë se presion do të quhej vetëm nëse bëhej fjalë për votues të PD dhe LSI.

 

 

Pergjimet jane indicje por jo prova. Megjithate meqe eshte permend emri im, jam I detyruar tu them se komunikimi im ska te beje me shit blerje, por me votat e nje socialisti i cili normalisht duhet te votoje partine e vet. Eshte komunikim normal me strukturat tona. As nuk eshte i PD as I LSI qe te quhet presion. Nese nuk lejohet tu kerkohet vota nga ne socialisteve, athere eshte tjeter gje.

 

Pjerin Ndreu e konsideron materialin e dalë nga BILD, si flluskë sapuni.

 


Pergjimi eshte nje flluske sapuni se u nis si shitblerje dhe u katandis ne telefonata pune normale me socialistet. Drejtorit te shkolles i lejohet ligjerisht te jete pjese e strukturat politike per ato qe nuk e dine kete gje dhe te votoje partine ku aderon !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *