Ministria e Jashtme bën me dije se të gjithë ata shtetas shqiptarë që ndodhen në Gjermani dhe dëshmojnë se e kanë të pamundur kthimin në Shqipëri për shkak të situatë së krijuar nga koronavirusi, nuk do të penalizohen.

 

Po ashtu, edhe për ata shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Francë për arsye të Covid-19, autoritetet franceze nuk do të vendosin asnjë penalitet.

 

Ndërkohë, nuk do të lejohen të hyjnë në Francë për 30 ditët e ardhshme shtetasit e vendeve të tjera, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Francë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *