Në mbarë botën numri i talenteve shqiptare ka ardhur në rritje. Pas Rita Orës, Bebe Rexhës, Dua Lipës, Era Istrefit, një tjetër zë po lakohet në median botërore, ajo është këngëtarja Ava Max.

 

Vajza me origjinë nga Saranda po rritet dita ditës në tregun amerikan dhe atë botëror. Në një intervistë të dhënë për ‘Rai Uno’, këngëtarja ka folur shqip dhe është treguar krenare për rrënjët e saj shqiptare.

 

“Ka shumë këngëtare shqiptare që po bëhen të famshme në botë. Më pëlqen ta them sepse Shqipëria është shumë afër nesh dhe shumë shqiptarë na ndjekin në ‘Rai Uno’. Mund t’i përshëndesësh”, i ka thënë moderatori i emisionit Fabio Fazio.

 

“Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë”, tha Ava Max.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *