Këngëtarja Meghan Trainor është bërë nënë për herë të parë. Lajmin zgjodhi ta ndante me fansat e saj ditën e Shën Valentinit.

Përmes një postimi në “Instagram”, ajo shkroi se foshnja pritej të vinte në jetë me 14 shkurt, por erdhi më herët, me datë 8.

“Ky vogëlush i ëmbël do të vinte në jetë për Shën Valentin. Ne e takuam të hënën me datë 8 shkurt. Jemi ë dashuri”, shkruan ajo duke ndarë edhe një fotografi të të porsalindurit.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Daryl Sabara, e pagëzuan me emrin Riley.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *