Këngëtarja e famshme Adele mbetet një ikonë e muzikës, prej kohësh ne nuk e kemi parë atë në asnjë dalje dhe së fundmi në një postim në Instagram ajo është shfaqur e transformuar si legjenda June Carter Cash.

 

Në dorë me një instrument muzikor, 30-vjeçarja thuajse nuk njihet me paruken ngjyrë gështenjë dhe fustanin bojëqielli.

 

Kujtojmë se fotoja e fundit e këngëtares me famë botërore, ku shfaqej ajo, ishte në gusht të vitit të kaluar, ndërsa prej pak kohësh ajo vendosi që të bënte pak pushime nga koncertet për t’iu përkushtuar të birit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *