Kënga “Plas” nga Flori Mumajesi u shndërrua menjëherë në hit.

 

Këngëtarja Elhaida Dani pak kohë më parë realizoi një cover të këngës “Plas” të cilën Flori e pëlqeu shumë dhe e shpërndau edhe në Instagramin e tij me një reagim mjaft emocinues.

 

Edhe pse kanë kaluar pak muaj nga postimi i këngëtarit, Elhaida ka vendosur të shpërndajë me fansat emocionet që i ka dhuruar kjo video dhe ka shkruar këto fjalë mjaft me domethënie:

 

“Pas pak do ndaj me ju një krijim timin te ri , por më parë dua te ndalem tek një nder momentet me te bukura për mua te dy muajve te fundit…

 

E kam parë këtë video nuk di se sa herë, thonë që kur punon me shumë dashuri të shpërblehet dhe reagimi i Florit mbi coverin tim në këtë video është me shumë se sa prisja si artiste”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *