Mbrëmja e djeshme në Këndo Këngën Time në Vizion Plus nuk ka patur vetëm muzike por edhe dedikime dashurie. Këtë herë protagonist ka qënë vetë moderatori i programit, Ardit Roshi i cili ka dalë jashtë kornizës së skenarit për ti bërë propozimin e jetës personit të cilit I ka vjedhur zemrën.

Mes duartrokitjeve të publikut, ai i ka kërkuar Blerina Bajkos, që ti bashkohej atij në skenë, e më pas duke e falenderuar për mbështetjen në rrugëtimin e tij në ekran, i ka propozuar live. Dhe sigurisht ajo tha PO.

“Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, mbas kamerave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë që si ju në shtëpi, ka qeshur, ka kënduar, është shqetësuar dhe është gëzuar më këtë program. Blerina…”, ka thënë ndër të tjera Arditi.

E fejuara dhe tashmë partnerja e jetës e moderatorit Ardit Roshi, Blerina Bajko, është vajza aktorit të njohur të humorit Agim Bajko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *