Naftëtarët e Ballshit janë ngritur këtë të hënë në protestë në Fier, pasi kanë 5 muaj pa marrë pagat.

 

Punonjësit shfaqen të pashpresë, ndërsa kërkojnë një zgjidhje nga kompania. Ata paralajmërojnë se nëse nuk arrijnë të kenë një zgjidhje, do të hynë në grevë urie.

 

Nëse nuk marrim zgjidhje do hyjmë në grevë urie. Greva e urisë do jetë pa afat. Duam të dimë çfarë do bëhet me fatin tonë. Kemi detyrime, duhet të shlyejmë energjinë elektrike. Kemi fëmijët në shkollë, javës tjetër duhet të paguajmë këstin. Presim një takim në orën14:00. Greva e urisë është e pashmangshme sepse ne duam zgjidhje për problemet tona. Të thuash falimentoi nafta, ku në gjithë botën trondit tregjet financiare këtu ka pikëpyetje. Duam të shlyejmë pagesat e prapambetura. Kemi dalë të kërkojmë bukën e fëmijëve tanë e që dinjiteti i naftëtarit të mos nëpërkëmbet më”, u shprehën naftëtarët.

 

Ndërkohë, punonjësve e nënstacionit të pompimit në Poçem vijojnë prej ditësh të qëndrojnë në grevë urie, teksa shfaqen të vendosur për ta vijuar rezistencën e tyre deri kur të marrin 27 pagat e prapambetura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *