Kelly Clarkson ka zbuluar se ka ndërmend të publikojë më në fund, muzikë të re në 2017. Gjatë një interviste ajo ka thënë se është  duke punuar për albumin e saj të ardhshëm, i cili pritet të publikohet në muajin qershor, ndërsa në muajin prill ajo ka ndërmend të publikojë një këngë.

Kelly është shprehur se kjo është një nga punët e saj më të bukura. Gjithashtu është hera e parë, që ajo mund të zgjedhë vetë kompaninë diskografike, që prej kohës së American Idol, ku pas fitores lidhi dhe një kontratë, e cila zgjati për plot 14 vite. Këngëtarja e përshkruan këtë album si diçka ndryshe nga rryma rock pop, me të cilën ajo është prezantuar më herët.  Sipas saj ky album paraqet më tepër personalitetin e saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *