Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka bërë public rezultatin paraprak të pikëzimit për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese.

 

Listën sipas KED, e kryeson Arta Vorpsi me 89.610 pikë, ndërsa pas saj renditet Fiona Papajorgji me 88.783 pikë, Elsa Toska me 85.425 pikë, Marsida Xhaferllari me 81.999 pikë, Besnik Muçi 81.926 pikë dhe në fund listën e mbyll Regleta Panajoti me 80.284 pikë.

 

Në mbledhjen e ardhshme KED, do të shqyrtojë e miratojë listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.

 

Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve nga mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organeve të emërtesës, Presidentit të Republikës dhe Kuvendit, do t’i dërgohen listat përfundimtare të renditjes së kandidatëve dhe raportet e arsyetuar të Këshillit ku përmbahet analiza tërësore lidhur me plotësimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve ligjore për secilin kandidat, si edhe për procedurën e ndjekur për vlerësimin dhe renditjen e tyre, për secilin vend vakant.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *