Subscribe

Komisioni Europian publikoi progres-raporin vjetor për Shqipërinë.Në dokumentin prej 125 faqesh Komisioni, duke analizuar të gjitha kushtet e vendosura për vendin tonë, në mënyrë që të zhvillohet Konferena e parë ndërqeveritare, del në përfundimin se ato jane permbusur, përjashtuar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

 

Shqipëria po bën përparim për të ringritur Gjykatën Kushtetuese dhe ka emëruar tre anëtarë të rinj. Kjo siguron bazën që Gjykata Kushtetuese të rimarrë funksionalitetin – një kusht për Konferencën e Parë Ndërqeveritare që duhet përmbushur – dhe të rrisë besimin e publikut.

 

Ngritja e strukturave të reja për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin, si SPAK e BKH janë vlerësuar si hap i suksesshëm në luftën kundër këtyre fenomeneve, ndërsa rëndësi në raport i kushtohet dhe procesit të vettingut.

 

Rivlerësimi i përkohshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka përparuar në mënyrë të vazhdueshme, duke vazhduar të prodhojë rezultate të prekshme, duke përmbushur kushtin Konferencën e Parë Ndërqeveritare

 

Duke u ndalur tek Reforma Zgjedhore, progres-raporti vlerëson marrëveshjen e 5 Qershorit, ndërsa ndryshimet Kushtetuese të miratuara më 30 korrik, i cilëson si jo të lidhura me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

 

Ndryshimet në kodin zgjedhor u miratuan nga Parlamenti në 23 korrik 2020, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit 2020 duke përmbushur kështu kushtin për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Përveç kësaj, Parlamenti miratoi në 30 korrik disa ndryshime në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor. Këto ndryshime që nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE / ODHIR dhe që sollën ndryshime të mëtejshme në kodin zgjedhor, u diskutuan midis partive në Këshillin Politik, por pa arritur një kompromis para se Parlamenti t’i votojë ato në 5 Tetor. Pavarësisht nga rezultati pozitiv i marrëveshjes së arritur në 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet, veçanërisht për reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj.

 

Tashmë pritet që Raporti i Progresit, ti dorëzohet të gjithë vendeve anëtare dhe do të jenë këto të fundit që do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me Konferencën e parë ndërqeveritare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *