U bë i njohur për hitin e tij me Crazy Girl, G-Bani ka treguar për herë të parë si është bërë bashkë dyshja që dikush pushtonte diskotekat.

I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus reperi rrëfeu se është njohur me Crazy Girl në një nga club-et e Greqisë, ku konsumonin hashash.

“Me Crazy Girl isha në Top Fest dhe në Mikrofoni i Artë. Me Crazy Girl ishim shumë miq. Jemi njohur në një disko në Greqi.

Crazy më thotë ‘A ke letra?’ dhe unë që i them ‘ke hashash?’ Kështu jemi njohur se atëherë e pinim ndonjë cigare. Sot kanë ndryshuar kohët dhe goca është bërë nënë me tre fëmijë. Që në njohje kemi qenë crazy…”, u shpreh reperi

G-Bani ka shpërthyer kundër këngëtarëve të rinj që lëvrojnë në muzikën rep duke i cilësuar rezervat “shitës hashashi me doza të vogla”.

“Mënyra që kemi bërë rep ne ka qenë ndryshe sipas nevojave që edhe artistët kanë pasur atëherë dhe për arsyet e solidaritetit që kanë pasur artistët me njëri-tjetrin.

Tani janë më shumë antagonistë, shikojnë në këngët e tyre të shajnë njëri-tjetrin. Këta nuk janë artistë, këta shesin hashash me doza të vogla dhe quhen artistë, po nuk janë artistë. Arti është më shumë se kaq.

Ky është territori im, ky është territori jot. Në kohën kur unë kam qenë në kulmin e karrierës sime, unë nuk kam bërë diss, të kem kapur dikë me emër. Asgjë nuk ka qenë personale”, u shpreh Gbani

Edhe pse i suksesshëm, G-Bani ende nuk ka krijuar një familje, por ka treguar karakteristikat që duhet të ketë partnerja e tij e jetës.

 “Nuk dua të krijoj familje me një femër që nuk do jetë dinamike, autonome. Nuk dua të kem një femër nën kontroll .

Dua një femër të më magjepsë çdo ditë që kur të zgjohem në mëngjes të them ‘Wow, e pabesueshme, unë jam me këtë femër’. Duhet të më impresionoj. Nuk e kam gjetur ende…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *