E intervistuar nga revista prestigjoze “Vogue”, Kay Perry zbuloi të pathëna të mëdha të jetës së saj, si për shembull faktin që nuk dëshion të kthehet edhe njëherë tjetër në të 20-at dhe sipas Katy, jo çdo lidhje duhet të përfundojë në martesë. Por ne pjesën tjetër të intervistës së publikuar, krijuesja e hitit “Teenage Dream”zbulon dhe diçka tjetër. Prej 5 vitesh, Katy Perry emri i vëretetë i të cilës është Katheryn Hudson, ka bërë terapi dhe ende vazhdon te beje.

 

 

32-vjeçarja u shpreh: “Kur jam në atë dhomë, unë jam thjeshtë Katheryn Hudson, dhe kjo është e mrekullueshme për mua.”

 

 

Perry po ashtu u fokusua edhe tek Presidenti i Amerikës, Donald Trump. Ajo thotë se e pati të vështirë ta pranojë atë person në krye të vendit. Një nga gjërat që këngëtarja nuk ka pëlqyer asnjëherë tek Trump, është dëshira e tij për të domunuar mbi të tjerët, sidomos mbi gratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *