Josh Kloss modeli i cili ka marrë pjesë në klipin “Teenage Dream” të Katy Perry ka treguar se këngëtarja ka abuzuar me të psikologjikisht dhe e ka ngacmuar seksualisht. Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ai shprehu se kishte pëlqim për këngëtaren por sjellja e saj e çuditshme nuk i ka lejuar të jenë miq.

 

Gjatë periudhës së xhirimit të klipit të këngës, Josh rrëfeu se Katy e ofendonte duke u thënë të gjithëve sesa e shpirfur ishte të puthej me të në set.
Kohë më vonë ajo e ftoi modelin në një festë dhe pasi u përqafuan këngëtarja i uli pantallonat në mënyrë që të ftuarit të shihnin organin e tij gjenital.

 

Modeli i cili është babai i një vajze të vogël u shpreh se ajo ishte një ndër eksperiencat më të këqija të jetës së tij…/TRING

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *