Subscribe

Katër persona kanë mbetur te plagosur në një aksident të ndodhur në aksin Burrel- Klos, ku një autoveturë është përplasur me një fugon mallrash.

 

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur rëndë 4 persona: Qerim dhe Emri Kadiu, Olsi Pepa dhe Shpëtim Disha u dërguan me urgjence ne spital.

 

Sipas policisë nga përplasja e fortë mes dy automjeteve, fugoni i mallrave është përmbysur, ndërsa makina tip “Volkswagen” përfundoi në kanalin anës rrugës.

 

Duke parë situatën e krijuar në shume akse për shkak të sezonit, Policia Rrugore ka marre masa për parandalimin e aksidenteve te renda me pasoje vdekjen.

 

Gjatë 24 orëve të fundit ne kryeqytet, efektivet arrestuan 4 persona, te cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur, teksa 5 të tjerë u ndaluan, pasi ishin pa leje drejtimi.

 

Pavarësisht se policia e shtetit ndërmori nje fushate te gjere sensibilizuese pak kohe me pare per vendosjen e rripit te sigurimit, përsëri kjo nuk është reflektuar tek drejtuesit e mjeteve.

 

66 shofere u gjobiten për ketë shkelje, ndërsa  37 masa të tjera u morën për përdorim të celularit ne timon.

 

Ne te njëjtën kohë u gjobiten edhe 42 drejtues motori per mospërdorim të kaskave mbrojtëse dhe 30 te tjerë masa për shpejtësi tej normave të lejuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *