Vazhdon të rritet numri i të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi. Këtë të enjte u raportuan për katër viktima të tjera dhe 169 raste të reja.

 

Pacientët që humbën jetën ishin një 62 vjeçar, një 66 vjeçare nga Lezha një 67 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi edhe se janë shëruar 100 persona të tjerë.

 

Por nga ana tjetër, numri i pacientëve që trajtohen në spitale është i lartë. Momentalisht, atje janë të shtruar 228 persona, 17 në terapi intensive dhe pesë të intubuar. Në total, në Shqipëri  janë konfirmuar 14.899 raste pozitive, 411 të vdekur dhe 9.215 të shëruar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *