Një aksident i rëndë është shënuar këtë të enjte tek rruga Pylli i Sodës në Vlorë.

 

Sipas informacioneve, në aksident janë përfshirë katër automjete.

 

Tri prej makinave kanë qenë në lëvizje në momentin e përplasjes, ndërsa e katërta ka qenë e parkuar.

 

Deri tani raportohet për tre persona të plagosur, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital.

 

Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në vendin e ngjarjes janë edhe forcat e policisë për të mësuar shkakun e aksidentit masiv.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *