Kate Moss duket se është ndarë nga partneri i saj prej nëntë vitesh, Nikolai Von Bismarck, sipas burimeve të shumta. Modelja 50-vjeçare thuhet se është larguar nga shtëpia në Londër që ndante me fotografin 37-vjeçar . Një nga arsyet e ndarjes është mënyra e ndryshme e tyre e jetesës, pasi ai u përpoq të qëndronte larg alkoolit.
Një burim i paidentifikuar thuhet se i tha ‘The Sun’ se marrëdhënia e tyre kishte ulje-ngritje për shumë muaj, derisa Moss vendosi të vazhdonte jetën e saj dhe të ndahej me Bismarck: “Ajo ndjeu se ata po shkonin në rrugë të ndryshme. Kate ende ndjen nevojën për të dalë dhe për të kaluar një kohë të mirë në Krishtlindje. Nikolai , edhe pse 13 vjet më i ri, gëzon një jetë më të qetë”.
Moss filloi të takohej me Bismarck në vitin 2015 , pas ndarjes së saj nga muzikanti dhe ish-bashkëshorti Jamie Hince . Në fakt, ajo ishte shoqe me nënën e tij, konteshën Debonnaire von Bismarck, për vite me rradhë. Modelja ka një fëmijë, 22-vjeçaren Lila Moss, me ish-partnerin e saj, Jefferson Hack. Lila merret edhe me modeling.
Thashethemet për probleme në marrëdhënie u ndezën në maj kur Moss u pa duke u mbajtur për dore me nipin 27-vjeçar të Bob Marley , Skip . Pas publikimit të asaj fotoje, dyshja u shfaqën publike në shfaqjen e modës Gucci Cruise 2025 , por secila dukej e ftohtë me tjetrën – me Moss që i kthente vazhdimisht shpinën Bismarck-ut për të folur me vajzën e saj.
Vetë Moss e ndërpreu alkoolin në vitin 2017 , duke e zëvendësuar atë me lëngje dhe ushtrime Pilates, por së fundmi duket se i është rikthyer jetës së saj të vjetër, festa dhe natë. Në fakt ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 50-të duke kërcyer deri në orën 2 të mëngjesit dhe me një rikthim mbresëlënës në pasarelë ./vizionplus.tv