Tashmë është kthyer në traditë, që në prag të Krishtlindjes secili nga pjesëtarët e familjes mbretërore të realizojë një kartolinë festive për të përshëndetur qytetarët britanikë, dhe jo vetëm.

 

Në ndryshim nga princ Harry dhe dukesha e Sussex-it Meghan Markle, që sivjet bënë kartolinën e tyre të parë si çift me një foto të mahnitshme nga dasma, duka dhe dukesha e Cambridge kanë zgjedhur një foto më të thjeshtë plot e përplot buzëqeshje e dashuri. Të veshur me jeans, siç nuk i kemi parë kurrë më parë, Kate, William, Charlotte, George dhe Louis duken jashtëzakonisht të bukur dhe të lumtur në fermën e tyre në shtëpinë e tyre në Anmer Hall.

 

Kjo është fotografia e parë së bashku pas pagëzimit të më të voglit të familjes, që për hir të së vërtetës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Princi Louis është rritur aq shumë nga dalja e fundit publike, saqë nuk është habi ta shohim vitin tjetër duke luajtur e vrapuar pas motrës e vëllait më të madh. Por përveç kësaj nuk mund të mos heqim sytë nga trikoja që mban veshur princesha e vetme e familjes, Charlotte. Mos vallë e keni parë diku më parë?

 

Mos u lodhni gjatë, ua tregojmë ne përgjigjien. Princi George ka veshur një të tillë në vitin 2016-të në 90-vjetorin e lindjes së mbretëreshës Elizabeth. Epo mami Kate qenka si nënat shqiptare, kur gjen diçka të mirë e merr një a dy numra më të mëdhenj për çdo pjesëtar të familjes./Living

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *