Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e konsideron situtën e shkaktuar në vend nga koronavirusi, një katastrofë shëndetësore.

Përmes një postimi në “Fcebook”, Vasili shkruan se kryeministri Rama po krijon debate artificiale për të shmangur vëmendjen e qytetarëve.

Vasili u shpreh se të semureve me COVID u takon qe te marrin kujdes spitalor dhe jo te “seleksionohen apo te rrijne ne makinat e autoambulancave”.

“Edi Rama Korrupsion dhe Debate Artificiale, per te shmangur vemendjen nga Katastrofa shendetesore e COVID! 567 raste te reja vetem sot dhe 8 humbje jete, katastrofe qe s’ka te ndalur. Edi Rama po vret njerezit me korrupsionin e tij te pandalshem gjithfaresh dhe po ngop me para’ vehten dhe oligarke e klientet. Parate e shqiptareve mund te shumefishonin kapacitetet spitalore per te semuret me COVID. Te semureve me COVID u takon me ligj te gjitheve, qe te marrin kujdes spitalor dhe jo te seleksionohen apo te rrijne ne makinat e autoambulancave. Edi Rama ne mes te Katastrofes Shendetesore provokon debate artificiale, per çeshtje te vdekura dhe pa asnje lidhje, thjesht per shmangien e vemendjes nga katastrofa dhe zgjidhja e saj e munguar. Keto debate artificiale te stisur nga Edi Rama duhen peshtyre e perbuzur me neveri nderkohe, qe shqiptaret humbin jeten perdite nga Covid. Kjo qe po ben Edi Rama eshte krim shteteror. Shprehja Edi Rames “keshtu ndodh kudo” eshte alibi e krimit shteteror dhe asgje me shume. Katastrofa e Pandemise kerkon: Organizim te hekurt dhe Financim te pakursyer. Me paaftesine e Edi Rames vriten njerez te thjeshte, ndersa me Financimin e Edi Rames ngopen oligarke e kliente gjithfaresh dhe viktima mbetet populli i thjeshte.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *