Izolimi që i është bërë nga disa shtete arabe, të cilat kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me të, nuk është pritur mirë nga Katari.

 

Vendi kërkon bisedime diplomatike me rivalët në rajonin e Gjirit Persik, të cilët e kane akuzuar si mbështetës të terrorizmit. Ministri i Jashtëm i Katarit i tha rrjetit Al Jazeera se emiri i Kuvajtit do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite për bisedime. Sheiku Mohammed Bin Abdulrahman Al-Thani u shpreh se vendi i tij kërkon dialog të hapur dhe të ndershëm.

 

Ndërkaq, Kuvajti, një nga vendet e rajonit që nuk është përfshirë në këtë mosmarrëveshje është ofruar të ndërmjetësojë bisedimet, ndërsa Katari shprehet i hapur për dialog.

 

Një ditë më pare gjashtë vende arabe ndërprenë marrëdhëniet me Dohan. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mbyllur hapësirën ajrore për avionët nga Katari, duke sjellë probleme për udhëtarët dhe zgjatje të fluturimeve.

 

Ky vendim ka sjellë edhe radhë nëpër dyqane pasi banorët kanë nxituar të blejnë ushqime, pasi vendi mbështetet tek importet e tyre.

 

Sipas analistëve, lëvizja për izolimin e Katarit vjen dy jave pas vizitës se presidentit Trump në Arabinë Saudite. Fjalimi i tij inkurajues për luftën kundër terrorizmit dhe bërja përgjegjës e Iranit për destabilitetin në Lindjen e Mesme, besohet të ketë ndikuar tek vendimi i aleatëve të Gjirit Persik kundër Katarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *