Brazili nuk fali as këtë herë dhe regjistroi fitoren e radhës në  kualifikueset e Botërorit Katar 2022. Selecao mposhti Venezuelën në një duel që nuk nisi ashtu si të gjthë prisnin. Në pjesën e parë brazilianët lanë shumë hapsira dhe u ndëshkuan që në minutën e 13 me Erik Ramirez. Një gol që zgjoi disi Brazilin që u mundua të reagonte me cdo kusht por pavarasisht përpjekjeve fraksioni i parë u mbyll 1-0 .

Në pjesën e dytë, Brazili u hodh I gjithi në sulm dhe krijoi rastë të pastra para portës derisa gjeti dhe golin e barazimit me Markinjos. Kaq mjaftoi që Brazili të shpërthente.

Në minutën e 85 ishte Gabriel Barbosa  që përmbysi rezultatin nga pika e bardhë e 11 metërshit. Për të vulosur 3 pikët e radhës mendoi sulmuesi i Ajaksit, Antoni,  që  realizoi në minutën e fundit dhe mbylli gjithcka në shifrat 3-1.

Një triumf që mban në vendin e parë Brazilin me 27 pikë ndërsa Venezuela mbetet e fundit në grup me 4 pikë.

Në duelin tjetër Argjentina nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola përballë Paraguajt ndonëse rastet nuk munguan për të dyja skuadrat . Pas 10 ndeshjeve, Albicelestet  kanë  marrë 19 pikë dhe pozicionohen në vendin e dytë ndërsa Paraguai me 12 pikë në vendin e gjashtë. Sipas rregullores, katër vendet e para kualifikohen direkt në Kupën e Botës, ndërsa vendi i pestë luan në  play-off.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *