Të paktën 25 persona, përfshirë një oficer janë vrarë në një shkëmbim zjarri në Rio de Janeiro, në Brazil , mes policisë dhe një grupi trafikantësh droge.

 

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi gjatë një operacioni kundër krimit të organizuar, ku morën pjesë më shumë se 200 police.

 

Autoritetet nisën hetimet pas informacioneve se banda e drogës po trafikonte edhe fëmijë.

 

Nga të shtënat, janë plagosur edhe dy pasagjerë në një tren, por, fatmirësisht  mbijetuan.

 

Sipas mediave vendase, banda e shënjestruar në këtë operacion ishte përfshirë në trafik droge, vrasje dhe rrëmbime.

 

Rio de Janeiro është një nga qytetet më të dhunshme të Brazilit, ku shumë zona janë nën kontrollin e kriminelëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *