Subscribe

Nenshkrimi I koalicionit per zgjedhjet e 12 prillit ne Maqedonine e Veriut mes partise ne pushtet LSDM dhe asaj opozitare shqiptare levizja BESA e Bilall Kasamit ka ngjallur reagime ne Shkup, pasi kjo e fundit ka kritikuar mjaft ashper politikat e Zaevit.

Ish-kryeministri ka pranuar se kritikat e Kasamit, te cilin sot e ka ne krah kane qene te vazhdueshme kryesisht për shkak te koalicionit te tij me partine tjeter shqiptare BDI te Ali Ahmetit.

 

ZORAN ZAEV

 

KRYETAR, LSDM

 

Kritikat e Kasamit ndaj meje dhe ndaj subjektit të cilin une udhëheq, LSDM,  ka qenë sigurisht nga frustrimi i një numri të madh të qytetarëve shqiptarë që kanë pasur ndaj LSDM-së, të cilët thonë pse e morët BDI-në në koalicion, edhe pse të njëjtët qytetarë tanë se pa BDI-në nuk mund të bëhet qeveria. Në fund te fundit, Kasami ka qenë opozitar, nëse nuk nuk do te kishte kritikuar kreun e ekzekutivit, atëherë çfarë opozite do ishte.

 

Zaev shtoi se bashkimi I forcave me Besen do te krijoje qeverine e ardhshme ndersa dha nje porosi edhe per Ali Ahmetin.

 

ZORAN ZAEV

 

KRYETAR, LSDM

 

Për ne në radhë të parë janë qytetarët, më pas vijnë përkatësit, etnike e politike. Mund të lëvdohemi dhe të themi se jemi krenar për atë që arritëm me Lëvizjen BESA, megjithatë qytetarët vendosin në zgjedhje. Unë porosis BDI-në,  që të mos gënjeje veten sepse koalicioni LSDM-BESA do të jenë fitues të zgjedhjeve.

 

Dy parti te tjera shqiptare  Aleanca per Shqiptaret e Ziadin Seles dhe Alternativa e Afrim Gashit kane formuar koalicionin e tyre parazgjedhor.

Nderkaq, Menduh Thaci nga Partia Demokratike Shqiptare dhe BDI e Ali Ahmetit nuk jane deklaruar ende per koalicione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *